Koeman: Barcelona ende në garë për titull

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur pas ndeshjes së djeshme ndaj Huesca, të cilën e fitoi Barça me rezultat minimal, 1-0.

Ronald Koeman ka thënë se Barcelona është ende në garë për titullin e La Ligas dhe “Blaugranët” nuk duhet llogaritur jashtë.

Barça triumfoi ndaj Huesca me rezultat 1-0, me golin e Frankie de Jong, ndërsa strategu holandez pohoi se ekipi i tij ka nevojë për një sulmues që të funksionojë më mirë loja e tyre.

“Pjesa e dytë nuk ishte aq e shkëlqyer, në fund vuajtëm pak sepse ata janë përpjekur të krijojnë raste dhe ka pasur krosime ku ne jemi mbrojtur mirë. Nëse nuk e mbyllni ndeshjen më herët, gjithmonë do të vuani”, tha ai.

Duke parë përpara ndeshjet në LaLiga me Athletic Bilbao dhe Granada dhe një gjysmëfinale të Supercopa de Espana kundër Real Sociedad, Koeman dha vlerësimin e tij për këto ndeshje.

“Ky muaj është shumë i rëndësishëm për aspiratat tona sepse kemi shumë ndeshje jashtë dhe nëse i fitojmë ato mendoj se mundemi të luftojmë për titullin”, tha 57 vjeçari.

“Ne ishim të mirë, shumë të përqendruar, dhe kjo është baza kryesore që na duhet. Nëse i kemi ato dy gjëra, ne do të përmirësojmë lojën me topin dhe nëse mund të përmirësohemi edhe para portës kundërshtare”, tha Koeman.

“Ne kemi Martin (Braithwaite) dhe Antoine (Griezmann) që po luajnë në pozitën e sulmuesit, Martin po bën punë të mirë por do shikojmë zgjidhjet për të ardhmen”, përfundoi Ronald Koeman.

Ngjarja paraprake

Nuk është më sekret/ Si të dalloni nëse vezët janë të freskëta apo jo (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

Moti i keq në Evropë, reshje të dendura dëbore kanë pushtuar disa shtete, bllokime në lëvizje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian