Kodi Zgjedhor/ Venecia pranon kërkesën e Metës: Përgjigjen në dhjetor

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve të Kodit të ri Zgjedhor.

Me anë të një letre ata kanë lajmëruar se ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor do të shqyrtohen në senacën e parë të muajit dhjetor.

Gjithsesi në letër sqarohet se porcedura nuk do të kalojë në mënyrë urgjente, por do të përgatitet në mënyrë të zakonshme.

Pjesë nga letra e Gianni Buquicchio:
I nderuar Z. President

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesi i ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, në dritën e kohës së shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetin e çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor.

Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR.Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.

Ngjarja paraprake

Live: Shaqiri me shokë për fitore, Reali në Gjermani e City në Francë

Ngjarja e ardhëshme

Turqia kritikon Armeninë për "sulm çnjerëzor" ndaj Azerbajxhanit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian