Kodi Zgjedhor/ Presidenti Meta ka një tjetër mesazh të fortë

Presidenti Ilir Meta ka dalë me një tjetër mesazh të fortë sot, pas miratimit të Kodit Zgjedhor në Kuvend.

Kreu i shtetit thotë se Marrëveshja e 5 qershorit është shkatërruar brutalisht dhe se “Rilindja”, “ka ngritur një mur kriminal në rrugën e integrimit europian”.

“Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.

Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme”,  paralajmëron kreu i shtetit.

POSTIMI I PLOTE

Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.

Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.

Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.

Shqipëria e Para!

Shqipëria si gjithë Europa…

Ngjarja paraprake

Nesër pa energji elektrike një pjesë e shfrytëzuesve të Kisella Vodës, Ilindenit, Butelit Çairit dhe Studeniçanit

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, Japonia, India dhe Australia do takohen për të diskutuar rritjen e fuqisë së Kinës në botë

të fundit nga