Kodi Zgjedhor/ Meta: Për çdo rast, presidenti i ka sytë nga populli

Gjatë konferencës për mediat, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj interesit të medias lidhur me deklaratat e Edi Rama për të kaluar të pandryshuar Kodin në parlament.

Meta tha se uron në një reflektim të maxhorancës edhe pse nuk e pret një gjë të tillë, ndërsa theksoi se secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij.

“Për të ndihmuar dhe garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, me standarde të OSBE, të një vendi anëtar të këshillit të europës, që ka disa kushte për negociata dhe që është fqinj me Maqedoninë e Veriut që ka treguar se si mund të organizohen zgjedhje model.

Si do sillet maxhoranca kjo mbetet për t’u parë. Nuk kam asnjë arsye përse të mos shpresoj në një reflektim të tyre. Më vjen keq që nuk kanë lexuar 80 faqet e argumenteve, po kanë reaguar menjëherë. Secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij. Aktet e presidentit kanë qenë e do jenë transpararente dhe në interes të popullit shqiptar.” u shpreh Meta.

Ndër të tjera Meta komentoi edhe vendimin për t’iu drejtuar Venecias lidhur me këtë cështje.

 “Unë si president kam marr në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar për t‘iu drejtuar Venecias. Opozita e bashkuar e pranoi kërkesën dhe insistimin tim që mos vendosnin si kusht qeverinë teknike, për nënshkrimin e 5 qershorit. Edhe pse i kishte dosjet për të mos patur besim te qeveria.

Presidenti i ka sytë nga populli, e dimë që Venecia është shumë i rëndësishëm, i dimë vendimet që nuk janë respektuar nga kryeministri aktual. Shpresoj të ketë një reflektim. Presidenti në çdo rast është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë bashkimin e të gjithëve.” u shpreh Meta.

Ngjarja paraprake

Balerina Klaudia Pepa feston ditëlindjen, merr dhuratën romantike

Ngjarja e ardhëshme

​Bartomeu dhe i gjithë bordi i Barcelonës pritet të japin sot dorëheqje

të fundit nga