“Kodi i ri nuk i favorizon partitë e reja”- Monika Kryemadhi pyetet për partinë e Jozefina Topallit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duke  ndalur tek krijimi i një partie të re nga ana e Jozefina Topallit.

Sipas saj, Kodi i ri Zgjedhor i miratuar nga mazhoranca nuk favorizon partitë e reja.

“I uroj suksese znj Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kusht që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj. Ne jemi te hapur për të gjithë nuk është çështje e partive politike këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan.

Kodi i ri iu krijon problem partive të reja dhe atyre që duan te kandidojnë, kodi i vjetër iu jepte mundësi partive të reja qe dhe me 5000 vota apo 4500 të merrnin një vend në Parlament, ndërsa me kodin e ri e kanë të pamundur”, tha Kryemadhi për gazetarët.

Duke komentuar deklaratat e Ogerta Manastirliut mbi përzgjedhjen e të sëmurve me covid në spitale për t’i trajtuar, Kryemadhi e konsideron papërgjegjshmëri.

“Do ta komentoja një papërgjegjshmeri të madhe përveçse papërgjegjshmëri profesionale e quajta një artikulim te padenje dhe do thoja një thënie budallaqe prej saj ,ajo nuk është zoti që të vendose kush do rrojë kush do vdesë. Papërgjegjshmëria dhe pandëshkueshmëria sidomos ne MSH per shkak te koncesioneve te chekap, për shkak të gjithë grabitjeve qe i bëhen sistemit shëndetësor. Kjo pandëshkueshme ri i ka lejuar ata që të jenë zoti i shqiptareve të vendosin kush do rrojë dhe kush do vdesë .Mund të quaj një papërgjegjshmëri por ata që e gjykojnë më shumë janë qytetarët ndërkohe në anën tjetër dhe viktimat e thënieve dhe sjelljeve te saj. Sa i përket situatës së shëndetit së qytetarëve është dramatike.

S’duhet të shpenzojmë kohe me deklaratat dhe lajthitjet momentale.

E rëndësishme për ne është kontakti me qytetarët t’i informojme sipas mundësive qe kemi për t’i çuar drejt asaj qe ne e quajmë të domosdoshme, ndryshimin e menjëhershëm te kësaj situate që është 25 prilli dhe largimi njëherë e përgjithmonë i asaj çfarë që ka instaluar tranzicionin politik që quhet rilindje”, shtoi ajo.

Ngjarja paraprake

Beyonce pozon për numrin e ri të “Vogue”, duket e parezistueshme

Ngjarja e ardhëshme

KMDLNj: Qeveria të ndërmarrë masa në përputhje me gjendjen e krijuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian