kocevski per rastin me frosina kulakoven kunder te dyshuarit zhvillohet procedure per veper me te rende penale nga fusha e sigurise se komunikacionit 67a0e62f77501

Kocevski për rastin me Frosina Kulakovën: Kundër të dyshuarit zhvillohet procedurë për vepër më të rëndë penale nga fusha e sigurisë së komunikacionit

February 3, 2025
1 minut lexim

Prokurori publik Lupço Kocevski sot në një konferencë për media lidhur me rastin e Frosina Kulakovës nga Negotina, e cila u godit për vdekje nga 20-vjeçari Vasil Jovanov nga Shkupi, theksoi se kjo është vepër e kryer me paramendim dhe kundër të dyshuarit udhëhiqet procedurë për vepër më të rëndë penale nga fusha e sigurisë së komunikacionit.

“Ndërmerren të gjitha veprimet për sigurimin e provave për këtë ngjarje penale. Nga provat e deritanishme, për Prokurorinë është kontestuese se bëhet fjalë për vepër penale të kryer me paramendim. Pikërisht për këtë, Prokuroria në këtë rast kundër të dyshuarit udhëheq procedurë për vepër më të rëndë penale nga fusha e sigurisë së komunikacionit. Hetimi është ngritut për vepër penale nga fusha e komunikacionit, megjithatë e bërë qëllimisht”, tha Kocevski.

Kocevski shprehu bindje për opinionin dhe familjen se procedura do të jetë efikase dhe Prokuroria do të insistojë për dënim më të ashpër.

Frosina Kulakova ishte shkelur në vendkalimin e bulevardit “Partizanski odredi” në Shkup më 29 janar nga 20-të vjeçari Vasil Jovanov për të cilin ishte bërë e ditur se ka vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shoferi dhe ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vendi tronditet nga tragjedia ne jabllanice politikanet vazhdojne fushaten 67a0e3257188b
Story i mëparshëm

​Vendi tronditet nga tragjedia në Jabllanicë, politikanët vazhdojnë fushatën

galatasaray kerkon ardian ismajlin 67a0e6e8cb669
Story i radhës

​Galatasaray kërkon Ardian Ismajlin

Të fundit nga

Mbi 140 çifte u ndan për një muaj

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1

Trump dhe Putin mund të takohen këtë muaj

Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të takohen që në fillim të këtij muaji, megjithëse një takim ballë për ballë do të marrë kohë për t’u përgatitur, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit,
ShkoLartë