KMDLNJ: Kosova ka shënuar përparim në respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka takuar gjatë të hënës Delegacionin e Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Degradues apo Ndëshkimit (CPT), gjatë të cilit takim u tha se Kosova ka shënuar përparim sa i përket respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria.

Po ashtu, përmes një komunikate për medie, KMDLNJ bëri të ditur se janë përmirësuar edhe kushtet, ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe funksionalizimi i punëtorive.

“Kosova ka shënuar përparim në vitet e fundit të respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria por ende ka hapësirë për përmirësime si në kuptimin e kushteve, përfshirë këtu edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore, apo edhe funksionalizimin e punëtorive dhe angazhim më të madh edukativo-arsimore dhe kulturore”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

KMDLNj KA TAKUAR PËRFAQËSUESIT E CPT-së !

Delegacioni i Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Degradues apo Ndëshkimit (CPT) në vizitën e fundit në Kosovë ka pasur një takim me përfaqësues të KMDLNj-së për t’u informuar mbi gjendjen e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria. CPT realizon vizita monitoruese në periudhë 4 vjeçare të cilat pasohen me raporte mbi gjendjen e të drejtave të personave ku u privohet liria.

Ne këtë kontekst KMDLNj ka qenë dhe vazhdon të jetë njëri nga partnerët e CPT-së duke ndarë informatat rreth gjendjes së institucioneve korrektuese, të paraburgimit, stacioneve policore dhe Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Përfaqësuesit e KMDLNj-së së bashku me ekipin e CPT –së biseduan rreth gjithë situatës në Kosovë, të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria para por edhe gjatë kohës së pandemisë së shkaktuar nga COVID -19. KMDLNj vuri në pah të gjitha angazhimet monitoruese që ka pasur që nga vizita e fundit e CPT-së në Kosovë dhe i njoftoi me të gjitha vështirësitë që përballet ende Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve por edhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike. Fatmirësisht, Kosova është në gjendje të mirë të respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria, por ka ende disa raste (të cilat janë të vogla) kur ende ka tejkalim të autorizimeve zyrtare në institucionet mbajtëse.

Kosova ka shënuar përparim në vitet e fundit të respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria por ende ka hapësirë për përmirësime si në kuptimin e kushteve, përfshirë këtu edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore, apo edhe funksionalizimin e punëtorive dhe angazhim më të madh edukativo-arsimore dhe kulturore.

Ekipi i Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Degradues apo Ndëshkimit (CPT), vlerësoi se që nga vizita e fundit e CPT-së në vitin 2015 në Kosovë, ka pasur zhvillime pozitive, si dhe është bërë shumë progres substancial në ngritjen e standardeve, përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në burgje dhe kushteve të të burgosurve. 

Ngjarja paraprake

Alaba nuk do të rinovojë me Bayernin, ai tanimë ka zgjedhur skuadrën e ardhshme

Ngjarja e ardhëshme

Bima Që I Shton Humorin Gjithë Shtëpisë – Si Të Mbillni Trumzën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian