Klubi italian projekton Daniele De Rossin trajner

Daniele De Rossi është gati të nisë punë si trajner i parë. Ish-kapiteni i Romës ishte pjesë e stafit teknik të Roberto Mancinit te kombëtarja italiane në Euro 2020, aventurë të cilën e shijoi në maksimum dhe gjatë së cilës mësoi shumë sekrete të profesionit.

39-vjeçari është shumë afër kalimit në Serie B, aty ku e pret pankina e Beneventos. “Shtrigat” e filluan sezonin e ri me humbjen 0-1 përballë Cosenzas, disfatë që ka tërbuar presidentin Vigorito.

Mediet italiane raportojnë se ky i fundit ka piketuar ish-mesfushorin e njohur si trajnerin e ri të ekipit, me Fabio Casertan që i ka orët e numëruara në pankinën e Beneventos.

Përballja e radhës luhet ndaj Genoas në transfertë dhe një tjetër humbje do të sjellë shkarkimin e trajnerit Caserta. Benevento synon rikthimin në Serie A dhe shpreson të marrë një përgjigje pozitive nga De Rossi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U godit nga vetura, humb jetën 23-vjeçarja  nga Tetova

Story i radhës

Erdogani do të diskutojë me Putinin për centralin bërthamor të Zaporizhjas

Të fundit nga