klubet nga serbia refuzojne te luajne me ekipin nga kosova 670cdb15f33f0

Klubet nga Serbia refuzojnë të luajnë me ekipin nga Kosova

October 14, 2024
1 minut lexim

Për tri ditë me radhë në Ohër të Maqedonisë së Veriut është mbajtur turneu më i madh regjional në Ballkan për mosha të reja “ West Balkan Football Children`s Cup”.

Në këtë turne në mesin e shumë ekipeve ka marr pjesë edhe Kosova. Shkolla e Futbollit “ Zidane” me njëri prej trajnerëve më të mirë në vend, Muhamet Dragusha, ka përfaqësuar Prishtinë me grup moshat U9 dhe U11.

Të dy këto gjenerata arritën të lënë gjurmë të pashlyeshme si pjesë e këtij turneu.

Angazhim i të vegjëlve në fushën e blertë, duke mposhtur shumë ekipe pjesëmarrëse, kulmoi me ngritjen e trofeve.

Kjo nuk është vetëm një fitore në rezultatin e ndeshjes, por një triumf që tregon forcën dhe vendosmërinë e ekipit. Të tillë u treguan edhe me klubet e futbollit nga Serbia.

Porse, klubet si Cervena Zvezda, Partizani dhe Zvezdica, refuzuan të përballem me djemtë e “Zidane”.

Frika nga mposhtja e djemve nga Prishtina dhe nacionalizmi i këtij shteti, ilustron më së mirë ndikimin e politikës serbe edhe në sport.

Refuzimi për t’u përballur me ekipe shqiptare nga Kosova, pasoj me ndëshkim, duke i eliminuar tri klubet nga Beogradi.

Sidoqoftë, përveç këtij triumfi në Ohër, të vegjlit e “Zidane”, muaj më parë fituan edhe turneu në Basel të Zvicrës, Shkodër e Durrës, si pjesë e suksesit të vazhdueshëm që flet për talentin dhe përkushtimin e tyre.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

be ja do te vendose sanksione ndaj iranit 670cd971647b4
Story i mëparshëm

BE-ja do të vendosë sanksione ndaj Iranit

cipet e reja te intel i japin goditjen perfundimtare teknologjise hyperthreading 670cdc4247ad5
Story i radhës

Çipet e reja të Intel i japin goditjen përfundimtare teknologjisë “Hyperthreading”

Të fundit nga

ShkoLartë