Klubet kanë ende mundësi të përforcohen, ja lista e futbollistëve pa skuadër

Merkatoja u mbyll mbrëmjen e djeshme, megjithatë klubet kanë ende mundësi për t’u përforcuar, pasi rregullorja parashikon se edhe gjatë sezonit mundtë federohen futbollistë që janë të lirë, pra pa skuadër.

Këtë herë lista e tyre është mjaft e madhe dhe ka në përbërje emra të bujshëm, të cilët kanë ende për t’i dhënë futbollit, teksa spikatin futbollistë si Mario Gotze, Mario Balotelli, Jack Wilshire, Daniel Sturridge, Alen Halilovic, etj.

Më poshtë kemi sjellë një listë me disa nga futbollistët që janë pa kontratë, por nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga futbolli dhe janë ende në pritje të një oferte për të vijuar të zbresin në fushat e blerta:

Mario Balotelli – 30 vjeç
Mario Mandzukic – 34 vjeç
Kwadwo Asamoah – 31 vjeç
Fabio Borini – 29 vjeç
Daniel Sturridge – 31 vjeç
Alexandre Pato – 31-vjeç
Hatem Ben Arfa – 33 vjeç
Ezequiel Garay – 33 vjeç
Samir Nasri – 33 vjeç
Jackson Martinez – 34 vjeç
Danny Welbeck – 29 vjeç
Nathaniel Clyne – 29 vjeç
Jack Wilshire – 28 vjeç
Mapou Yanga-Mbiwa – 31 vjeç
Alen Halilovic – 24 vjeç
Ezequiel Schelotto – 31 vjeç
Seydou Doumbia – 32 vjeç
Andrea Bertolacci – 29 vjeç
Giannelli Imbula – 28 vjeç

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Rrëmbimi i Bleona Matës, në dhomën e saj ka mbetur vetëm një fustan i bardhë

Ngjarja e ardhëshme

Lufta në Siri: Sulmi me bombë vret 19 civilë në një qytet të kontrolluar nga rebelët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian