Klubet e mëdha italiane në ndjekje të Mirlind Dakut

Qendërsulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në elitën e futbollit me skuadrën nga Suhareka, me të cilën pas shtatë ndeshjeve kampionale, ka arritur në kuotën e 14 golave.

Daku mesatarisht për çdo ndeshje këtë edicion ka shënuar dy gola, derisa forma e tij mbresëlënëse ka lënë “gojëhapur” të gjithë.

“Bomberi” nga Gjilani para Ballkanit kishte luajtur te Hajvalia dhe Llapi, derisa nga skuadra llapjane kishte kaluar Osijeku në Kroaci, ku kishte pasur vështirësi të përshtatet.

Nga Osijeku, Daku e nisi një aventurë të re në Kukës në Shqipëri, derisa në fillim të këtij viti u rikthye në Kosovë te Ballkani.

Por, falë formës së mirë, gjasat që Daku ta nis edhe një tjetër aventurë të re në Evropë nuk janë të vogla.

Burime të medias mësojnë ekskluzivisht se futbollisti i Ballkanit është duke u vëzhguar nga disa klube të mëdha italiane, të cilat garojnë në Serie A, derisa interesimi i tyre për transferimin e Dakut nuk mungon.

Gazeta ka mësuar se klubet si Lazio dhe Torino kanë nisur ta monitorojnë situatën e 22-vjeçarit shtatlartë, por që deri më tani ende nuk ka asgjë konkrete.

Klubet në fjalë e synojnë transferimin e Dakut, por me idenë që fillimisht ta dërgojnë në huazim në ndonjë klub më të vogël italian për të fituar eksperiencën e duhur.

Ndryshe, Daku me Ballkanin këtë fundjavë, saktësisht të dielën, përballen me Trepçën’89 në “Riza Lushta”.

Ai shpreson se edhe në këtë xhiro do të jetë vendimtar për Ballkanin me golat e tij.

Ngjarja paraprake

Në sulmet armene humbin jetën dy azerbajxhanas të moshës 13 dhe 16 vjeç

Ngjarja e ardhëshme

Nuk përmbahet këngëtarja nga Kosova: Dua të jem në krahët e Robert Berishës, është shumë...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian