Klubet angleze që bënë më së shumti shpenzime për sezonin 2020/2021

Në secilin afat kalimtar tashmë është e rëndomtë që klubet nga Liga Premier të bëjnë shpenzime të shumta.

Kështu ndodhi edhe para fillimit të sezonit 2020/2021, përkundër krizës financiare që shkaktoi pandemia e coronavirusit.

Sipas Transfermarkt, Chelsea është klubi që ka bërë më së shumti shpenzime (247.2 milionë euro) në transferimin e shtatë lojtarëve.

Në vend të dytë është Manchester City (156.8 milionë euro) që ka transferuar gjashtë futbollistë, kurse top-treshen e përmbyll Leeds United (105.2 milionë euro) me tetë lojtarë të angazhuar.

Kampioni Liverpool ndodhet në vend të nëntë në këtë renditje (79.7 milionë euro) me vetë tri transferime të reja. 

Ngjarja paraprake

Manastir, foshnja dy muajshe rezulton pozitiv me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Rusi, shkon në mbi 1.3 milionë numri i rasteve me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian