Klopp zbulon pse nuk mund të drejtojë “Panzerat”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka sqaruar edhe njëherë vendimin e tij se pse nuk mund të jetë pasardhësi i Low në kombëtaren e Gjermanisë.

Pas 6 vitesh në stolin e “The Reds”, një muaj më parë gjermani do të jepte vendimin e tij sa i përket të ardhmes në stolin e “panzerave”.

Në një intervistë për SportBild, Jurgen Klopp u shpreh: “Nuk thashë që nuk dua të bëhesha trajner i kombëtares, por që nuk mundem tani”, deklaroi Jurgen Klopp. “Ky është një ndryshim i madh”.

“Është një angazhim shumë i qartë,” shpjegoi ai. “Unë kam një rol të rëndësishëm këtu në Liverpool”, ka thënë ai.

“Ky është viti im i gjashtë në Liverpool, dhe unë kam ndërtuar një marrëdhënie të jashtëzakonshme këtu me njerëz me të cilët punoj çdo ditë. Ne mbështetemi te njëri-tjetri.

“Tani për tani, në një fazë kaq të vështirë, për të thënë nga ana ime: Unë do të jem zhdukur atëherë? Nuk do ta bëjë këtë”, është shprehur Klopp duke i treguar tifozëve se do të jetë këtu për një kohë të gjatë.

Ngjarja paraprake

Çështja Gërdeci, Mediu: Kam marrë gjithë përgjegjësitë e mia, mazhoranca e përdor për politikë

Ngjarja e ardhëshme

Hakeri 17 vjeçar i Bitcoin përfundon 3 vite në burg

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian