Klopp: “Nuk është e lehtë ta zëvendësosh Van Dijkun, do t’i mungonte çdo ekipi”

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, ka thënë se Virgil Van Dijk nuk është lehtë të zëvendësohet dhe se do t’i mungonte çdo ekipi në botë.

Por, ai është i lumtur me reagimin e skuadrës dhe mënyrën se si të tijtë po i zhvillojnë ndeshjet pa prezencën e një prej mbrojtësve më të mirëve në botë.

Van Dijk dëmtoi ligamentet e gjurit javë më parë në një ndeshje kundër Everton dhe do të jetë jashtë për disa muaj, ndoshta gjithë sezonin.

“Çdo ekipi në botë do t’i mungonte Virgil Van Dijk, ai është qendërmbrojtësi më i mirë në botë”, tha Klopp.

Sido që të jetë, Fabinho që është vendosur në pozitën e holandezit, ia ka dal mirë së fundmi dhe Klopp është i lumtur me menaxhimin e situatës nga skuadra e tij. 

Ngjarja paraprake

Turqi, sekuestrohen mbi 4.000 litra alkool i falsifikuar

Ngjarja e ardhëshme

Moti i ngrohtë edhe në dy ditët e ardhshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian