Klopp komenton rivalët e tij

Jurgen Klopp pranon se është i shqetësuar nga të gjitha rivalët e Liverpulit të tij në Champions këtë sezon. Ish-kampionët e Europës u shortuan në Grupin D së bashku me Atalantën, Ajaksin dhe Midtjylandin. Kampionët e Anglisë do të përpiqen të bëjnë më mirë se sezonin e shkuar, që u eliminuan në 1/8-at nga Atletiko e Madridit.

Tekniku gjerman e ka cilësuar Atalantën si skuadrën surprizë në Itali dhe vlerëson edhe sistemin fantastik të akademisë së Ajaksit. “Të gjitha skuadrat e shortit janë me të vërtetë shumë të mira.

Atalanta ishte ekipi surprizë në Itali dhe e ka konsoliduar këtë pozicion, duke e nisur sezonin e ri shumë mirë. Ajaksi është i famshëm për akademinë e shkëlqyer dhe futbollin që prodhon”, ishte komenti i teknikut gjerman, i cili është i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të lojtarëve të tij tani që do të udhëtojnë me kombëtaret.

Pas ndeshjes së javës së katërt të Premier Ligës kundër Aston Vilës të dielën, do të ketë 13 ditë pushim ndërsa lojtarët do të largohen për detyrimet e tyre me kombëtaret. Shqetësimi i Klopit është se ata do të udhëtojnë drejt vendeve me protokolle jo shumë rigoroze sa i përket masave “anti-COVID”: “Unë nuk dua të tregoj mungesë respekti për mënyrën se si vendet e tjera po e menaxhojnë këtë. Është e pamundur të kontaktosh me të gjitha federatat. Klubi ndihet shumë vetëm në këto momente, sepse ne i dërgojmë lojtarët dhe pastaj kemi një tjetër sfidë, sepse duhet të luajmë në Premier Ligë të shtunën pasi ata kanë udhëtuar për shembull nga Peruja të enjten ose të premten”.

Ngjarja paraprake

Sulme raketore në luftimet e ashpra në rajonin Nagorno-Karabak

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Rama i përgjigjet Metës: Çfarë borxhi të kanë shqiptarët ty?

të fundit nga

Anulohet ndeshja

Anulohet ndeshja, shkak bora e madhe. Reshjet e dendura të dëborës që kanë