Klopp: Jam i lumtur që ky vit përfundoi

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp ka uruar vitin e ri në konferencën për shtyp që mbajti pas lojës ndaj Newcastle United,  ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0 – 0.

‘Unë jam mjaft i lumtur që 2020 ka mbaruar tani, të jem i sinqertë, përveç të qenit kampion nuk është një vit për të cilin do të mendoj shumë në të ardhmen’ tha ai.

Ai u pyet edhe për formën e ekipit, pasi Liverpool është në vendin e parë në Premierligë.

‘Gjëja e fundit për të cilën po mendoj është pozicioni ynë në tabelë. Është bukur por nuk do të thotë asgjë për momentin, është herët’, përfundoi Jurgen Klopp.

Liverpool gjithashtu do të jetë pa asnjë nga mbrojtësit e tyre të vjetër pasi Klopp konfirmoi se Joel Matip do të mbetet për tre javë me një lëndim të pësuar në barazimin ndaj West Brom.

Kampionëve tashmë u mungojnë Virgil van Dijk dhe Joe Gomez me periudha afatgjata.

Ngjarja paraprake

Gjykata Themelore e Prishtinës bëhet me kryetar të ri

Ngjarja e ardhëshme

Viti magjik i Bayernit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian