Klopp flet pas fitores

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se koha për fitoren e parë në “Old Trafford” nuk kishte si të ishte më e mirë.

Liverpooli triumfoi në “Old Trafford” për herën e parë në karrierën e Klopp.

“The Reds” mbajtën gjallë shpresat për një kualifikim për Ligën e Kampionëve me anë të kësaj fitore.

Pas ndeshjes, Klopp u shpreh i kënaqur, por tregoi se Liverpooli pati problem që të mbrohej nga krahët në pjesën e parë.

“Mendoj që ishte një luftë e madhe, një ndeshje e mirë, ashtu siç duhej të ishte”, tha ai.

“Fitorja e parë këtu ishte e mirë dhe në kohën e duhur. Duhet të them se edhe koha ishte e mirë që të fitonim në ‘Old Trafford’”, tha Klopp.

“Mendoj që reaguam mirë ndaj golave të tyre, por në pjesën e parë nuk u mbrojtëm mirë nga krahët”, përfundoi Jurgen Klopp.

Ngjarja paraprake

Shkon mbi 100 numri i të vdekurve në Gaza

Ngjarja e ardhëshme

Shteti që pretendon se e ka vaksinuar tërë popullsinë e rritur me vaksinën antiCOVID

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian