Klopp: Fabinho do të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Madridit

Jurgen Klopp e ka konfirmuar se mesfushori Fabinho do të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Madridit, në finalen e Champions League.

Braziliani është lënduar në ndeshjen ndaj Aston Villas, në mbrëmjen e së martës të cilën  Liverpooli e ka fituar me rezultat 2-1.

Ai është zëvendësuar me Jordan Hendersonin duke çaluar. Si shkas i këtij lëndimi, ai do ta humbasë finalen e FA Cup dhe ndeshjet e mbetura në Premier League.

Gjithsesi, ai do të luajë ndeshjen e fundit këtë sezon, atë ndaj Real Madridit e cila mund të konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

“Ai pritet të jetë gati më 28 maj”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Chelseas në FA Cup..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Facebook Pay bëhet Meta Pay

Story i radhës

Ndihma e qeverisë për studentët/ Lëvizja Për Universitetin nis peticion

Të fundit nga