Klopp: Ai nuk dukej mirë. Kishte dhimbje

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kritikuar gjyqtarët për golin e anuluar nga sistemi VAR në fund të takimit pasi sipas tij, goli i realizuar ishte i rregullt.

“Unë e shikova disa herë golin dhe vërtet nuk ishte pozitë jashtë loje. Bisedova edhe me shumë njerëz dhe të gjithë më thanë që nuk ishte. A mund të ma shpjegojë dikush pse ndodhi kjo?”, deklaroi tekniku gjerman pas ndeshjes.

Më tutje, Klopp deklaroi se Virgil Van Dijk mund të mos jetë në gjendje të mirë pas lëndimit të cilin e pësoi në pjesën e parë të ndeshjes.

“Ai nuk dukej mirë. Kishte dhimbje. E provoi të luante, por nuk mundej. Të presim e të shohim testet mjekësore”, theksoi Klopp.

Ngjarja paraprake

E din ai!

Ngjarja e ardhëshme

Erdogan: Rezervat e gazit natyror në Detin e Zi arritën në 405 miliardë metra kub

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian