Klinika Infektive ka vetëm edhe 20 shtretër të lirë, shkak është rritja e raste me koronavirus

Rritja tej mase e numrit të të infektuarve me koronavirus aktualizon çështjen e kapaciteteve të shtretërve për pacientë.

Në Klinikën Infektive ka vetëm edhe pak vende të lira për të infektuarit me Covid -19.

Mirëpo, në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar pohojnë se po punohet për shtimin e shtretërve.

Në Klinikën Infektive aktualisht janë të lira vetëm edhe 20 vende për pacientë, e të cilat mund të zihen brenda dy ditëve.

Ndërkaq, drejtori i SHSKUK-së, thotë se punimet në objektin e mjekësisë sportive janë në përfundim, dhe në të cilin pritet të jenë rreth 100 shtretër.

Ai thotë se nëse paraqitet nevoja, do të zgjerohen hapësira të tjera, ku do të vihen në shërbim rreth 900 shtretër.

Ngjarja paraprake

Gashi publikon videon që i ndryshoi jetën

Ngjarja e ardhëshme

Gena zbulon bashkëpunim më të mirë dhe atë më të keq: “Me Nora Istrefin dhe …”

të fundit nga