Klevis Xhoxhi, zgjidhet prefekti i ri i Elbasanit, zëvendësoi Maksim Malaj

Klevis Xhoxhi do të jetë prefekti i ri i Elbasanit.

Që nga dita e nesërme, ai do të zëvendësojë prefektin aktual Maksim Malaj.

Klevis Xhoxhi është kontribues i hershëm i Partisë Socialiste madje dhe kandidat për deputet.

Këtë herë kryeministri i ka besuar postin më të lartë në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se kryeministri ka kryer këtë zëvendësim për ta promovuar akoma më shumë Xhoxhin në qarqet  politike, pasi pritet të jetë një nga emrat e zgjedhur për deputetë në qarkun e Elbasanit  në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se të njëjtën procedure Rama ndoqi edhe më kryebashkiakun aktual Gledian Llatja, të cilit para se ti besonte bashkinë e emëroi për disa muaj si prefekt të qarkut.

Më herët Xhoxhi ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë Elbasan, krah ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Klevis Xhoxhi u ka dërguar edhe një mesazh punonjësve të Kadastrës sot.

”E nisa ditën me një tërheqje vëmendje për sektorin e sportel kadastrës, tani me lejoni t’u jap një lajm tjetër qe duke filluar nga nesër unë nuk do mbaj me pozicionin e drejtorit te kadastrës pasi qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama me ka besuar postin e Prefektit te Qarkut Elbasan. Dua t’u falenderoj te gjithëve perzermesisht për punën e bere bashkërisht ne gjithë këto muaj ne kadastër sfidat, vështirësitë por dhe sadisfaksionet qe kemi kaluar te gjithë bashke. Ju uroj te gjithëve pune te mbare ne vazhdim.”

Klevis Xhoxhi ka lindur në Elbasan, në nëntor të vitit 1978.

Ka mbaruar studimet për degën Juridik. Në vitin 2010 certifikohet për pjesëmarrje të suksesshme për “International Summerschool Albania – Driving Sustainable Development Toëards the EU Challenges.”Më pas, në vitin 2011 specializohet në Master të nivelit të dytë në Shkenca Politike, profili Administrim Publik.

Ngjarja paraprake

Presidenti Erdoğan mbërrin në Katar

Ngjarja e ardhëshme

Neutralizohen afër 150 terroristë të PKK/YPG-së brenda 10 ditëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian