Klevi Pojana pas zgjedhjeve në LSI: Në 25 prill sovrani do të vendosë për Shqipërinë në Europë

LSI ka përfunduar procesin për zgjedhjet e brendshme të partisë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI Tiranë Klevi Pojana shprehet se vullnetarizmi, garantimi dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes, demokracia e brendshme dhe kolegjialiteti në vendimmarrje shoqëruan këtë proçes kaq të domosdoshëm për një forcë politike që synon të kontribuojë pozitivisht në jetën publike në vend.

Pojana shtoi se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit të madh, dita në të cilën sovrani do të vendosë për Shqipërinë në Europë.

 

Postimi në Facebook:

“LSI përmbylli sot me sukses procesin e zgjedhjeve të brendshme sipas parimit ‘NJË ANËTAR-NJË VOTË’!
Vullnetarizmi, garantimi dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes, demokracia e brendshme dhe kolegjialiteti në vendimmarrje shoqëruan këtë proçes kaq të domosdoshëm për një forcë politike që synon të kontribuoj pozitivisht në jetën publike në vend.

Respektimi i protokollit të masave anti COVID-19 dhe risia e votimit online (për herë të parë në Shqipëri), rezultoi një model i suksesshëm.
44.413 anëtar të LSI që u bënë sot pjesë e proçesit të votimit, dëshmuan dhe një herë që LSI është një forcë vitale në të cilën çdo qytetar shqiptar mund të gjej veten.
25 Prilli do të jetë dita e ndryshimit të madh, dita në të cilën sovrani do të vendos për Shqipërinë në Europë.
🌹❤️”.

Ngjarja paraprake

Covid-19, 6 herë më keq nga sa duket

Ngjarja e ardhëshme

Diplomoi grupi i parë i mjekëve në veri të Sirisë

të fundit nga