klekovski siljanovska smund te behet presidente pa votat e shqiptareve 65f2079b027ca

Klekovski: Siljanovska s’mund të bëhet presidente pa votat e shqiptarëve!

March 13, 2024
1 minut lexim

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, nuk mund t’i fitojë zgjedhjet pa votat e shqiptarëve, thotë Sasho Klekovski nga e njejta parti.

Klekovski tha se vetëm votuesit e VMRO-së nuk mund t’ia sjellin fitoren Siljanovskës.

“Profesoresha Gordana Siljanovska Dovkova nëse dëshiron të fitojë e ka patjetër që të përfitojë votat e shqiptarëve entik. Njësoj sikur kryetarit të komunës së Gostivarit apo Tetovës i nevojiten votat e maqedonasve etnikë. Kur ju zgjedhin në sistem mazhoritar, votuesit tuaj nuk mjaftojnë për fitore. Unë pres që drejtuesit e fushatës së Siljanovskës do ta kenë parasysh këtë. Më duhet ta them se Siljanovska nuk është kandidati i njejtë për shkak të përvojës politike në Parlament. Komunikimi në Parlament i mundësuar njohjen e faktorëve të ndryshëm politik në vend”, tha Klekovski, në intervistë për Alsat.

MARKETING

RENT A CAR

gold ag habite me kete deklarate ka plote kengetare qe i kendojne droges por me ba me ia qite besomeni qe tuten 65f20632ac739
Story i mëparshëm

Gold AG habitë me këtë deklaratë: Ka plotë këngëtarë që i këndojnë drogës, por me ba me ia qitë besomëni që tuten

sneijder kurorezon thiago motta n i duhuri per barcelonen 65f209b4e3099
Story i radhës

Sneijder kurorëzon Thiago Motta-n: I duhuri për Barcelonën

Të fundit nga

ShkoLartë