Klein: Drita ishte kundërshtar shumë i vështirë

Drita ka shënuar fitore të thellë 1:4 ndaj Besës në kuadër të javës se 13-të në elitën e futbollit tonë.

Trajneri i pejanëve, Jerome Klein ka thënë për Art Sport se Drita ishte kundërshtar i vështirë për ta.

“Ishte e vështirë sot, pasi luajtëm ndaj një skuadre të vështirë, shumë të vështirë. Kur Drita na shënoi 2 gola shpejtë, ne luajtëm pa konfidencë dhe ishte e vështirë të kthehemi, shënuam një gol të bukur për tu parë, por ishte shumë e vështirë të bënim diçka më shumë”, tha ai.

Klein potencoi se atyre tash i mbetet të kthehen me lojë të mirë në ndeshjen e radhës.

“Tani do të mundohemi të rikthejmë besimin dhe të luajmë më mirë kundër Trepçës ’89”, shtoi Klein mes të tjerash.

Besa me këtë humbje, ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm gjashtë pikë në 13 takime.

Ngjarja paraprake

Profilin zyrtar presidencial në Twitter, Joe Biden e merr në janar 2021

Ngjarja e ardhëshme

Turqia raporton 5.532 raste të reja dhe 3.233 të shëruar nga COVID-19

të fundit nga