Klaudia Pepa debuton si aktore në një film italian

13:03 | 21 Prill 2021

Foto: Instagram

Klaudia ka nisur një rrugëtim të ri në karrierë.

Balerina e njohur shqiptare, Kaludia Pepa, ka bërë një hap të ri në karrierë, duke debutuar në aktrim, shkruan lajmi.net.

Ajo ka vendosur që të fillojë karrierën e saj si aktore në Itali, ku do të luajë në filmin me titull “Reverse”.

Klaudia ka treguar talentin e saj në këtë film, ku do ta shohim në rolin e hakeres, ndërsa deri tani ka marrë komente opzitive.

Trilleri italian është me regji të Mauro John Capeve, i cili do të dalë në treg sot, ndërsa Klaudia vjen në rolin e Francescas.

Lidhur me debutimin e saj në aktrim kanë shkruar edhe mediet e njohura italiane, të cilat kanë komente pozitive për balerinën.

Ky është vetëm hapi i parë i Klaudias në këtë fushë, mbetet të shihet se si do të vazhdojë tutje. /Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Zbulohen detajet e kontratës së Alabas

Ngjarja e ardhëshme

Formati i ri i Champions League mund të nisë para vitit 2024

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian