KKD takim me krerët e shtetit: Qëllimi ynë, e drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit

Këshilli Koordinues i Diasporës ka zhvilluar një takim në Tiranë ku është diskutuar në lidhje me prioritetet e institucionit dhe punët e bëra deri tani.

Në një postim në Facebook, KKD ka deklaruar se një nga pritoritetet tona është krijimi i mundësisë që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të mund të votojnë.

Deklarata për Shtyp: 

Si Këshill Koordinues i Diasporës (“KKD”) zhvilluam takimin tonë vjetor në datën 18 dhjetor 2022 në Tiranë me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, SH.T. Z. Edi Rama, Ministrave dhe krerëve të institucioneve shqiptare.

Gjatë qëndrimit tonë në Tiranë gjithashtu zhvilluam takime me Presidentin e Shqipërisë, SH.T. Z. Bajram Begaj, si dhe me përfaqësues të mazhorancës dhe partive opozitare. Gjatë këtyre takimeve diskutuam ndër tjera rreth punës që kemi bërë si KKD si dhe rreth prioriteteve tona si institucion.
Një nga prioritetet tona kryesore është mundësimi i votimit nga jashtë Shqipërisë për shtetasit shqiptarë, e drejtë kjo që garantohet me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor. Ne theksuam se si KKD jemi pjesë e grupit të punës të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (“KQZ”) për votimin nga jashtë dhe se jemi duke e përcjellur nga afër procesin e mundësimit të kësaj të drejte themelore nga KQZ. Në të gjitha takimet kërkuam që palët ta përkrahin punën e KQZ-së në këtë proces duke ofruar bashkëpunimin e tyre kur ky bashkëpunim iu kërkohet atyre nga KQZ. Të gjitha palët shprehën mbështetjen e tyre për mundësimin e votës së diasporës dhe u zotuan se do të ndërmarrin hapat e duhur në këtë drejtim.
Si KKD mirëpresim këtë bashkëpunim të palëve në çështjen e votës së diasporës si dhe përkrahjen e tyre ndaj interesave të diasporës shqiptare dhe mundësimin e të drejtave të saj.
KKD do të vazhdoj të jetë zëri i diasporës shqiptare dhe do të punoj që të drejtat e diasporës shqiptare të respektohen.
Këshilli Koordinues i Diasporës

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia nis hetimet për ndeshjen mes Cityt dhe Liverpoolit, kjo është arsyeja

Story i radhës

Flori Mumajesi rikthehet pas dramave, por fansat janë të shqetësuar: Çfarë po ndodh me të?

Të fundit nga