Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për Muçin…

Legia e Varshavës, skuadër ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, mori një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme përballë rivalëve të Floras në sfidën e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Protagonist për polakët, u bë sulmuesi Bartoz Kapushka i cili realizoi që në minutën e 3-të të takimit, por gjatë festës së golit sulmuesi u dëmtua dhe doli nga fusha 4 minuta më vonë.

Siç shikohet dhe nga pamjet, Kapushka është dëmtuar në momentin e lëvizjes së trupit, dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për 6 muaj.

Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për Muçin te tregojë vlerat e tij, teksa në sfidën e djeshme nuk u aktivizua asnjë minutë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Përgjaket Greqia! Vdesin 3 persona

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopi për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian