Kjo komunë nesër mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin në Fushë Kosovë, se gjatë ditës së premte, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë duke filluar nga ora 08:00 deri në orët e pasdites apo edhe deri në mbrëmje.

Sipas Ujësjellësit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është realizimi i punimeve teknike në infrastrukturën e rrjetit të ujit.

“Të nderuar konsumatorë, ju të cilët furnizoheni me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/ Kuzmin në Fushë Kosovë se, gjatë ditës së nesërme 11 qershor 2021, e premte do të keni mungesë të furnizimit me ujë duke filluar nga ora 08:00 deri diku në orët e pasdites apo edhe deri në mbrëmje.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është realizimi i punimeve teknike në infrastrukturën e rrjetit të ujit dhe se kohëzgjatja e intervenimit është për arsye se, vendi ku do të zhvillohen punimet është përplot me baltë dhe mbeturina. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit, si çdoherë do e bëjnë të pamundurën në realizimin sa më të shpejt të punimeve”, thuhet në njoftim.

Ngjarja paraprake

Ekstrapolimi i gabimit me e votue Albinin

Ngjarja e ardhëshme

Fevziu fton në emision 4 kandidatët në garë për PD-në, njëri e refuzoi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian