Kjo komunë fton të moshuarit dhe punëtorët shëndetësor që të regjistrohen për vaksinim kundër Covid-19

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kacanik u ka bërë thirrje të gjithë personave mbi moshën 65-vjeçare për t’u regjistruar për vaksinim kundër Covid-19.

Në njoftimin e kësaj QKMF-je, qytetarët janë njoftuar edhe për dokukjehntet që duhet të kenë me veti në momentin e regjistrimit.

“Njoftohen punëtorët shëndetësor të cilët janë të angazhuar në institucionet private shëndetësore të Komunës së Kaçanikut,si dhe personat e moshës mbi 65 vjeç ,që të lajmërohen në QKMF- Kaçanik,në njësinë e Vaksinimit për tu regjistruar për vaksinim kundër COVID-19.Ata duhet të kenë me vete letërnjoftimin ,si dhe duhet të lënë numrin kontaktues të  telefonit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Njoftohen punëtorët shëndetësor të cilët janë të angazhuar në institucionet private shëndetësore të Komunës së Kaçanikut,si dhe personat e moshës mbi 65 vjeç ,që të lajmërohen në QKMF- Kaçanik,në njësinë e Vaksinimit për tu regjistruar për vaksinim kundër COVID-19.

Ata duhet të kenë me vete letërnjoftimin ,si dhe duhet të lënë numrin kontaktues të  telefonit.

Ekipi ynë i vaksinimit e ka kryer me sukses trajnimin për vaksinim kundër COVID-19 dhe në momentin e arritjes së vaksinave kundër COVID-19 ,personat e regjistruar do ti kontaktojmë për vaksinim.

Vaksinimi do të realizohet me termine dhe në kushte të veçanta në QKMF- Kaçanik. Në fazën e parë sipas planit shtetëror të  miratuar nga Ministria  e  Shëndetësisë parashihet të vaksinohen punëtorët shëndetësor,grupmoshat mbi 80 vjeç, si dhe personat me sëmundje kronike !

Drejtori

Dr.Sinan Zeneli

Ngjarja paraprake

Ja kur do të jepet provimi për licencën e mësuesit! Kushti kryesor që duhet të kenë kandidatët është…

Ngjarja e ardhëshme

ASH-AA kërkon përgjegjësi për vonesat e vaksinave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian