Kjo javë rikthen reshjet e dendura. Ç’pritet të ndodhë?

Nëse menduat se erdhi pranvera dhe ditët e bukura me diell, e keni gabim! Kjo javë do të rikthejë shirat, pas një periudhe të gjatë thatësire. Reshjet do të nisin nga e mërkura dhe do të vijojnë për rreth 4-5 ditë. Sipas sinoptikanëve, sasia e reshjeve që do të bien gjatë këtyre ditëve do të arrijë të plotësojë rreth 70% të kuotës mujore.

“Pritet që ky episod, të nisë të mërkurën dhe të zgjasë të paktën deri të hënën apo të martën e javës që vjen. Reshjet janë të fokusuara kryesisht ne veri dhe veriperëndim të vendit. Pritet që të bien 70-75% e reshjeve që duhet të bien në muaj brenda këtyre ditëve. Intensiteti me i lartë i tyre do të jetë të premten dhe të shtunën. Parashikoj që e gjithë pjesa perëndimore të ketë plotësim të kuotave mujore madje në disa zona të tejkalohet”, -ka thënë meteorologia Lajda Porja për Tv Klan.

Por pavarësisht reshjeve, temperaturat do të mbeten të larta deri në fundjavë.

“Deri ditën e shtunë ne mbetemi në vlerën 19 apo 20 gradë. Ka një rënie goxha të ndjeshme të shtunën dhe të dielën, por do të jetë e përkohshme”.

Sipas Tv Klan, burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pohojnë se situata në kaskadën e Drinit mbetet e njëjtë. Aktualisht në të po punohet me rezervat hidrike të importuara prej muajit shkurt, ndërsa niveli i kaskadës qëndron në 260 metra.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dikur shihej vetëm me Kombëtaren Shqiptare…

Story i radhës

Cilësia e ajrit në Prishtinë e pashëndetshme për grupet e ndjeshme

Të fundit nga