Kjo është situata me selektorin e Kosovës, ftohet edhe një futbollist

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë. Në fakt, edhe në rezultatet e sotme në testin për Covid-19 përzgjedhësi Challandes ka dalë pozitiv.

Kësisoj,  ekipin kombëtar në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma.

Ndërkohë, për ndeshjen kundër Moldavisë është ftuar në Kombëtare edhe mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi.

Ai tashmë iu ka bashkuar ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerëve për stërvitjen e sotme dhe për ndeshjen që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

Ngjarja paraprake

Angelina Jolie humb edhe një tjetër betejë gjyqësore ndaj Brad Pitt

Ngjarja e ardhëshme

Sulm vetvrasës në një restorant në Somali

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian