Kjo është paga që paguhen selektorët e Kosovës!   

Zhurmë shumë zhurmë, paguhen mirë apo jo selektorët e Kombëtareve të Kosovës në futboll për grupmoshat e reja dhe selektorja e femrave.

Cilat janë informacionet që rrjedhin nga burimet e afërta me FFK-në? 

Futbolli paguan mirë sipas informacioneve.

Paga e një selektorit të grupmoshat e reja sillet 1500 euro, ndërsa e selektores 1500 deri 2000 euro.

A janë me pak a po më shumë këto shifra që përmenden, brenda shtëpisë më të madhe të futbollit të Kosovës, lidhur me këtë nuk japin asnjë detaj!

Pagat? Është çështje e mbyllur. Nuk i publikojmë pagat. Nuk japin të dhënat, është çështje mbyllur”, – tha në kushte anonime një zyrtar brenda FFK-së për gazetën kombëtare “Bota sot”.         

Pavarësisht se nga shtëpia më e madhe në vend nuk japin asnjë detaj, në komunitetin e futbollit thonë, se shifra e pagës sillet 1500 deri 2000 euro, duke përfshirë edhe bonuset.  

Zhurma të tilla që bëhen janë nga trajnerë që kanë qenë 10-15 vite në krye të seleksioneve të ndryshme, a thua për paga apo për zhvillim, vetëm kur ngelen pa paga u tërbuan!?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani në takim me Kolev: Shoqëria jonë ka nevojë të domosdoshme për atmosferë konstruktive

Story i radhës

​Tri kombinimet më të këqija martesore në Zodiak

Të fundit nga