Kjo është një goditje e madhe për Boris Johnsonin

Kryeministrit britanik, Boris Johnsonit po ia kthejnë shpinën disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Dy prej ministrave kanë dhënë dorëheqje pak heqje pak çaste më parë dhe këtë e kanë bërë publike përmes rrjeteve sociale.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid sapo ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke thënë se ka “humbur besimin” te Boris Johnson, raporton theguardian.

Gjithashtu edhe Rishi Sunak ka dhënë dorëheqje si kancelar i Thesarit, duke thënë se qeveria duhet të drejtohet ‘si duhet, me kompetencë dhe seriozisht’.

Johnson në këtë formë është në “një pozicion shumë të pasigurt” pas dorëheqjes së dy prej ministrave kryesorë në qeverinë e tij.

Udhëheqësi i laburistëve, Sir Keir Starmer u ka thënë gazetarëve se ministrat duhet të veprojnë sipas interesave kombëtare duke e larguar nga detyra Johnsonin.

Ndryshe, disa prej ministrave kanë konfirmuar se do të qëndrojnë pjesë e kabinetit qeveritar të udhëhequr nga 58-vjeçari. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Son: Vuajta shumë nga racizmi

Story i radhës

Rusët nuk po i harrojnë leksionet e historisë, këtë duhet të bëjnë edhe perëndimorët

Të fundit nga