Shkëndija e Tetovës i kushton shumë rëndësi talenteve dhe si produkt i kësaj, ka edhe 10 futbollistë në skuadrën seniore.
“Nga gjithsej 23 lojtarë të Shkendijës që ndodhen në Antalia më përgatitje, gati gjysma apo 10 janë prodhim i shkollës së saj.
Ky fakt nxjerr në pah përkushtimin e klubit për të zhvilluar talentet vendas, duke kultivuar një brez lojtarësh cilësorë në vitet e fundit.
Ata janë Anes Meliqi, Lorik Jakupi, Amir Nuhiu, Arbin Kurti, Fiton Ademi, Almir Rexhepi, Florent Ramadani, Astrit Amzai, Zia Merjani dhe kapiteni Enur Totre janë lojtarët e rinj të shkollës së futbollit të Shkëndisë.
Gjithashtu, ndër faktet e rëndësishme është edhe numri i transferimeve të suksesshme, ku Shkendija së fundmi ka shitur 9 futbollistë, duke përfituar një shifër të konsiderueshëm.
Dashmir Elezi, Metodi Maksimov, Reshat Ramadani, Leart Sadriu, Enis Fazlagiq, Visar Musliu, Valon Ahmedi, Omar Imeri dhe Sedat Berisha janë lojtarët për të cilët klubi mori kompensim të konsiderueshëm”, shkruan mes të tjera mediumi maqedonas “Sportmedia”.