Kjo është gjendja e rrugëve të Prishtinës me borë

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës Medina Braha, ka thënë se mirëmbajtja e rrugëve në kryeqytet po bëhet si çdoherë gjatë sezonit dimëror.

Braha nëpërmjet Facebook tha se për shkak të mëdha të borës, duhet të bëhet kujdes të shtuar në trafik.

“Mirëmbajtja e rrugëve po bëhet si çdoherë tjetër gjatë sezonit dimëror. Në zonën rurale tash e sa ditë kemi pasur reshje dëbore kohë pas kohe”, shkroi ajo.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Bora mirëpret ardhjen e pranverës! 

Mirëmbajtja e rrugëve po bëhet si çdoherë tjetër gjatë sezonit dimëror. Në zonën rurale tash e sa ditë kemi pasur reshje dëbore kohë pas kohe. Mirëpo, sasia e reshjeve sot është dukshëm më e madhe. Prandaj, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.

Ngjarja paraprake

Rahoveci mposht liderin Ponte Prizreni

Ngjarja e ardhëshme

Liga rajonale me Maqedoninë e Veriut por pa Kosovën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian