Kjo është deklarata e Munishit pasi e mposhti Arbërinë

Ballkani arriti të fitojë ndeshjen në udhëtim ndaj Arbërisë me rezultatin final në 2:4, takim ky që i takoi rundit të gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Arbëria ishte më e mirë në pjesën e parë ku edhe e hapi serinë e golave, po ishte skuadra e Munishit që në pjesën e dytë tregoi vendosmëri dhe e fitoi takimin.

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Ballkanit, Ismet Munishi, ku tha se futbollistët e tij iu qasën kësaj ndeshje deri në 120%.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që rezultatet e Arbërisë nuk janë të rastësishme. Ndeshje i’u kemi qasur me angazhim pothuajse 120% dhe jam i kënaqur me paraqitjen e secilit futbollistë, sikurse të atyre që startuan, po ashtu edhe të atyre që u inkuadruan në lojë”.

“Krahas fitores jam i kënaqur që edhe Mevlan Zeka po rikthehet në formën e duhur dhe po tregon që është një futbollist cilësor. Ne kemi nevojë për të dhe secilin futbollistë, pasi që kemi  orarin e ngjeshur të ndeshjeve dhe na duhet freski”, deklaroi Munishi 

Ngjarja paraprake

Procesi i Berlinit, Maqedonia dhe Bullgaria në Shkup së bashku nikoqir

Ngjarja e ardhëshme

Karaxhoski: Mund të kemi 1000 të infektuar me Kovid 19 në ditë!

të fundit nga