Kjaer kthehet në stërvitje me Milan

Simon Kjaer e ka festuar sot kthimin në stërvitje me Milan për herë të parë prej që u lëndua në ndeshjen kundër Celtic

Ai luajti vetëm 11 minuta në këtë ndeshje të Europa Ligë që u zhvillua më 3 dhjetor, pasi vuajti nga një dëmtim në muskuj.

Pas pushimit të Krishtlindjeve, kuqezinjtë janë kthyer në stërvitje sot dhe Kjaer ka bërë një stërvitje të plotë me të gjithë shokët e tij të skuadrës.

Kjo tregon që mbrojtësi pritet të luajë në ndeshjen e radhës së Serie A kundër Beneventos dhe Juventusit.

“Sa mirë që u ktheva në shtëpi – Milanello”, ka festuar këtë rkthim Kjaer me një postim në Instagram.

Ngjarja paraprake

Ja si mund të jetë formacioni i Arsenalit me Costan, Iscon dhe Jordan

Ngjarja e ardhëshme

Pandemia ka shkatërruar botën për një vit, çfarë është ajo që ne ende nuk e dimë për virusin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian