Kishin marrë informacion për atë që do ndodhte, policia operacion në rrugën e Dajtit, çfarë iu zbulua tre personave

Policia e Tiranës kapi në flagrancë tre persona duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, dhe nisi procedim penal ndaj tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën e Dajtit, disa persona po transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, konkretisht në guroren e ish-minierës, kanë konstatuar 3 automjete të ngarkuara me 12m3 lëndë drusore, për të cilën drejtuesit e mjeteve nuk dispononin dokumentacionin përkatës”.

Në përfundim të veprimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 25 vjeç, E. M., 23 vjeç dhe L. C., 54 vjeç.

Ndërsa, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Ngjarja paraprake

Zbulohet sistemi i lashtë i kanalizimeve romake në Turqi

Ngjarja e ardhëshme

Jep dorëheqje këshilltari special për COVID-19 i presidentit Trump

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian