kirurgu vaskular edhe ne kosove ka nevoje dhe hapesire per permiresim 66f7e62f2a5fe

​Kirurgu vaskular: Edhe në Kosovë ka nevojë dhe hapësirë për përmirësim

September 28, 2024
min lexim

Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka vazhduar punimet në ditën e tretë.

Në këtë kongres janë mbledhur më shumë se 50 ligjëruesë nga vendet të ndryshme të botës, e 65 nga Kosova dhe rajoni.

Pjesëmarrësit e këtij kongresi vlerësojnë se organizmi i këtij kongresi mundëson rrjetëzim në mes profesionistëve shëndetësor në kuadër të fushave kirurgjike.

Kirurgu vaskular njëkohësisht mjek udhëheqës në një spitalin në Zvicër, Kujtim Veseli tregoi se po merr pjesë për herë të parë në këtë kongres, për të cilin thotë se tashmë ka marrë një karakter tradicional.

Veseli potencoi se Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka një organizim të nivelit lartë ku sipas tij po marrin pjesë folës të spikatur vendor e ndërkombëtar.

Veseli: Ky kongres ka marrë edhe karakter tradicional

“Natyra e kongreseve të tilla është e një rëndësie të veçantë sidomos si ky kongres specifik i lëmive kirurgjike. Është një spektër i gjerë i fushave specifike, e vërej është hera e katërt, tashmë ky kongres ka marrë edhe karakter tradicional nëse mund ta quajë. Është hera e parë që e vizitoj kongresin. Është shumë nivel i organizuar, ka folës, referente vendorë dhe ndërkombëtar që janë të spikatur dhe të njohur edhe në vendet internacionale…Është shumë me rëndësi që të kemi një bashkëpunim, një kontakt me kolegë dhe të krijojë një rrjetëzim në kuadër të fushave kirurgjike….Ka qenë dhe është ëndërr që të kemi një bashkëpunim, një shkëmbim të eksperiencave të kirurgëve edhe vendorë që funksionojnë në vend për avancimin e njohurive kirurgjike qoftë teknikave moderne kirurgjike, qoftë aspektit të hulumtimeve shkencore në fushat kirurgjike”, tha Veseli.

Kirurgu vaskular që profesionin e tij jashtë Kosovës po e ushtron tash e 14 vite, Kujtim Veseli tha se prezenca e tij në këtë kongres është indikator që atij ende i interesoj bashkëpunimi me profesionistët shëndetësor vendor.

Veseli: Vetë prezenca ime këtu është një indikator që mendoj për vendin

“Kam ardhur nga Zvicra. Jam që nga viti 2010 kam startuar specializimin në Gjermani ku kam përfunduar pas një periudhe gjashtëvjeçare. Për momentin punoj në Zvicër në spitalin kantonal të Ëinterturit dhe Shafhausen. Jam mjek udhëheqës në Kirurgjinë Vaskulare, kam ardhur special të takojë kolegët. Vetë prezenca ime këtu është një indikator që mendoj për vendin, jo vetëm unë por shumë kolegë të tjerë që veprojnë në perëndim”, potencoi Veseli.

Ndër të tjera, Veseli tha se shpesh ndryshon teknika e trajtimit, për çka shtoi se kirurgjia në Kosovë ka nevojë për përmirësime dhe avancime.

Veseli: Edhe këtu ka nevojë dhe hapësirë për përmirësim

“Kemi diskutuar dje edhe sot me kolegët vaskular, brenda mundësive që ekzistojnë është relativisht mirë e avancuar kirurgjia vaskulare. Kuptohet nevojitet avancim i vazhdueshëm edhe në vendet e perëndimit ku mjekësia është tjetër nivel. Çdo vit ndryshon teknika e trajtimit, ka avansime. Edhe këtu ka nevojë dhe hapësirë për përmirësim, mirëpo problematikët që e pamundësojë këtë çështje janë të natyrave të ndryshme”, u shpreh Veseli.

Kongresi i katërt Klinik i Kirurgëve të Kosovës ka filluar punimet që nga data 26 shtator, të cilat do të përfundojnë me 29 shtator.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nderron jete nje lehone ne spitalin e kumanoves 66f7e5b260b7a
Story i mëparshëm

Ndërron jetë një lehonë në Spitalin e Kumanovës

u ndane per shkak te tradhtise ish partnerja e armando brojes rigjen dashurine pushime me te dashurin e ri ne dubai 66f7e87f608c2
Story i radhës

U ndanë për shkak të tradhtisë? Ish-partnerja e Armando Brojës rigjen dashurinë, pushime me të dashurin e ri në Dubai!

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë