Kirurgu nga Kumanova ndërron jetë nga koronavirusi

D-r Dragan Tasevski, mjek specialist i punësuar në Repartin Kirurgjik në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ka ndërruar jetë pas komplikimeve nga koronavirusi.

Tasevski kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 para 10 ditëve, ndërsa pas përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Klinikën Infektive në Shkup.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë konfirmojnë se me 9 tetor është konfirmuar Covid-19 tek një punonjës shëndetësorë. Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva konfirmon se kolegu i saj ka humbur betejën me koronavirusin.

“Kolega para 10 dite është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup, si pasojë e një bronhopneumonie serioze të shkaktuar nga Covid-19. U tregua që është pozitiv me pasqyrë të rëndë klinike dhe është dërguar në Klinikë. Dje pasdite i është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. E kam të vështirë të humb një  kolegë profesionist të lartë, një njeri të madh, i cili kontribuoi në betejën me koronavirusin dhe funksionimin e përgjithshëm të Spitalit të Kumanovës”, tha Zaharieva.

Ngjarja paraprake

Holandë, princesha dhe të gjitha vajzat tjera do të thirren në shërbimin ushtarak

Ngjarja e ardhëshme

Durrës, sekuestrohen 1 milion paketa cigare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian