Kirgistan, kryeministri dhe kryeparlamentari japin dorëheqje

Kryeministri dhe kryetari i parlamentit të Kirgistanit dhanë dorëheqje të martën pas protestave masive kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 4 tetorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kubatbek Boronov, kryeministri i vendit, si dhe Dastan Jumabekov, kryetari i parlamentit i njohur si Këshilli i Lartë, paraqitën dorëheqjet e tyre në një takim të deputetëve në kryeqytetin Bishkek.

Deputetët u pajtuan që të caktojnë Sadyr Zhaparov si kryeministër të përkohshëm dhe Miktibek Abdildayev si kryetar të parlamentit.

Kirgistani është tronditur nga demonstrata masive kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën.

Mijëra protestues u mblodhën në kryeqytet për të kërkuar votim të ri pasi rezultatet u njoftuan të hënën, duke u përplasur me policinë. Protestuesit hynë në parlament dhe ndërtesa të tjera qeveritare.

Të paktën një person humbi jetën dhe rreth 600 të tjerë u plagosën në protestat e dhunshme.

Më herët gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kirgistanit i shpalli rezultatet e zgjedhjeve të pavlefshme, menjëherë pasi presidenti Sooronbay Jeenbekov bëri thirrje për përmbajtje dhe u kërkoi të gjitha partive politike të vendosnin fatin e vendit mbi ambiciet politike.



. .

Ngjarja paraprake

Moti sot: Shi e erë

Ngjarja e ardhëshme

Aliti: Në këto momente na duhet mbështetja nga të gjithë, bashkë jemi më të fortë

të fundit nga