Kinezët kujtojnë në njëvjetorin e vdekjes, mjekun që i pari paralajmëroi botën për rrezikun e COVID-19

Një vit pas vdekjes së Li Wenliang i cili humbi betejën nga COVID-19, banorët e qytetit kinez Wuhan thonë se akoma i janë falënderues mjekut “alarmuesit” që i pari paralajmëroi për shpërthimin e epidemisë së coronavirusit, para se edhe zyrtarisht të flitej për të, shkruan Reuters.

Li Wenliang, 34-vjeç, oftalmolog në spitalin e qytetit kinez, është bërë një prej figurave më të përfolura në ditët e para të shpërthimit të epidemisë në Wuhan, kur tentoi të paralajmërojë për ardhjen e një virusi të panjohur, por ishte policia ajo që e kërcënoi për “përhapje të panikut dhe thashethemeve”, kurse vdekja e tij erdhi si pasojë e COVID-19 dhe pikëlloi kolegët dhe banorët e këtij qyteti, që Lin edhe sot e konsiderojnë hero.

“I pari na ka folur për virusin. Sigurisht e ka ditur që pasojat do të jenë të mëdha, por megjithatë ai ndezi alarmin. Ishte diçka e guximshme nga ana e tij”, ka thënë për Reuters Li Pan, 24-vjeç, pronar i një lokali në Wuhan.

Edhe qytetarë tjerë të Wuhanit me të cilët Reuters ka biseduar, kanë konfirmuar se i janë falënderues paralajmërimeve të Lisë edhe para se zyrtarët të diskutonin haptazi për virusin, ai ka ndërmarrë masat e duhura që ia kanë shpëtuar jetën njerëzve dhe kjo vepër e tij duhet të nderohet edhe nga zyrtarët e vendit që tentuan ta heshtin.

Image

E ajo çfarë është për t’u habitur është se presidenti kinez Xi Jinping në shtator ka folur për heronjtë në luftën kundër coronavirusit, duke mos e përmendur fare kontributin e Li Wengliang, kurse prejardhjen e virusit që aktualisht po e hulumton ekipi i ekspertëve të OBSH-së në Wuhan, sipas Jinping është politizuar shumë. 

Image
Ngjarja paraprake

Dua Lipa përkrah dhe ndihet krenare me suksesin e filmit “Zgjoi”

Ngjarja e ardhëshme

Pse njerëzit duan që Justin Timberlake t’i kërkojë ndjesë Britney Spears-it

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian