Kinë, të paktën 23 të vdekur në një aksident në një minierë

Të paktën 23 minatorë humbën jetën në një minierë qymyri në jugperëndim të Kinës si pasojë e nivelit të lartë të monoksid karbonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një minator është gjetur i gjallë pas katastrofës në minierën Diaoshidong në Chongqing që ndodhi më 4 dhjetor.

Pas incidentit, zyrtarëve kinezë u është urdhëruar që të ndërmarrin masa të rrepta me qëllim të vendosjes së sigurisë në Chongqing.

Industria kineze dikur ka qenë më vdekjeprurësja në botë, me më shumë se 5.000 raste te vdekjes në vit. Siguria në mënyrë dramatike është përmirësuar pasi autoritetet para 15 vitesh filluan riparimet në këtë industri.



. .

Ngjarja paraprake

Shira të dendur “pushtojnë” Shqipërinë

Ngjarja e ardhëshme

Dua Lipa flet për planin e saj për dominimin e botës – prindërit e artistes tregojnë për mënyrën se si i bindi të kthehej sërish në Londër nga Kosova

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian