Kina teston 10 milionë banorë për 4 ditë, asnjë i infektuar me COVID-19

Autoritetet kineze kanë testuar për koronavirus pothuajse 11 milionë banorët e qytetit Qingdao brenda 4 ditëve, për të ndaluar përhapjen e virusit i cili kishte prekur 13 persona gjatë ditëve të fundit.

Sipas autoriteteve shëndetësore janë marrë mostrat e 9,9 milionë personave dhe kanë publikuar rezultatet e 7,6 milionë prej tyre deri tani, duke njoftuar se askush nuk ka rezultuar pozitiv, të paktën sipas pretendimeve të zyrtarëve vendas.

13 rastet e reja në Qingdao ishin të parat pas dy muajve pa transmetim të virusit brenda Kinës. Megjithatë, testimet u panë si mënyrë për të kontrolluar virusin në këtë situatë dhe jo të merreshin masa të tjera, duke lejuar qytetarët të jetojnë normalisht.

Autoritetet nisën testimet të dielen, duke improvizuar qendra mjekësore rreth qytetit, të cilat ishin të hapura nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes.

Zyrtarët e shëndetësisë në Kinë kanë thënë se qeveria po ndjek politikën e testimeve masive për të zbuluar grupet e infeksionit.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje më të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Bie nga shkallët gjatë punës/ Vdes në mënyrë tragjike 50-vjeçari shqiptar në Greqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian