Kina shënon rastin e parë lokal me COVID-19 brenda një muaji

Kina ka raportuar rastin e parë lokal me COVID-19 në më shumë se një muaj, pavarësisht masave të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës brenda vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se u raportuan 11 raste të koronavirusit, nga të cilët një u transmetua lokalisht dhe u gjet në provincën veriperëndimore Shaanxi. Pjesa tjetër e rasteve u importuan nga jashtë.

Personi i infektuar thuhet se është një punonjës shëndetësor në një spital lokal, duke mbledhur mostra të personave në karantinë për testimin e COVID-19.

Ishte 14 shkurti që rastet e fundit të koronavirusit të transmetuar lokal u gjetën në Kinë.

Që nga rastet e para të raportuara në qytetin Wuhan të provincës qendrore Hubei në dhjetor 2019, Kina ka raportuar 90.083 infeksione të koronavirusit, përfshirë 4.636 vdekje.

COVID-19 është përhapur në mbarë botën. Si pasojë e virusit jetën e kanë humbur 2.69 milionë persona ndërsa janë regjistruar 121 milionë raste.



. .

Ngjarja paraprake

Pas eliminimit të ‘turpshëm’ nga Liga e Evropës, Mourinho zbulon të ardhmen e tij

Ngjarja e ardhëshme

3 shenjat më inteligjente të Zodiakut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian