Kina regjistron vetëm 24 raste të reja me koronavirus gjatë një dite

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Gjatë kësaj periudhe, shteti në të cilin u shfaq për herë të parë pandemia COVID-19 ka raportuar vetëm 24 raste të reja të këtij infeksioni, apo 14 herë më pak se Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se 21 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë dhe tre ishin infeksione lokale të raportuara në rajonin veri-perëndimor të Xinjiang.

Komisioni raportoi gjithashtu 30
raste të reja asimptomatike, krahasuar me asnjë rast të tillë të raportuar një
ditë më parë. Kina nuk i klasifikon pacientët pa simptoma si raste të
konfirmuara me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të
konfirmuara në territorin e Kinës tani qëndron në 86,021, ndërsa numri i të
vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,634. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Logu: Përderisa lejohen tubimet elektorale, përse mos të lejohen protestat studentore

Ngjarja e ardhëshme

COVID-19 mbyllë 11 shkolla në Prishtinë, mësimi mbahet në distancë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian