Kina regjistron rastin e parë me koronavirus pas një muaji

 Autoritetet në Kinë kanë raportuar rastin e parë lokal të infektimit me koronavirus që prej 14 shkurtit.

Personi i infektuar është një punonjës në sektorin e shëndetësisë në qytetin Xi’an, në veri të provincës Shaanxi.

Edhe pse ky është rasti i parë lokal i transmetimit të virusit prej më shumë se një muaji, shpesh herë janë pikasur persona që udhëtonin nga jashtë të infektuar me koronavirus.

I infektuari punon në spital dhe është përgjegjës për marrjen e mostrave për testimet për koronavirus për personat në karantinë.

Kina prej marsit ka vendosur masa shumë të ashpra për hyrjen e të huajve në vend. Ajo pothuajse ja ka dalë të menaxhojë situatën me pandeminë duke vendosur një “lockdown” shumë të ashpër vitin e kaluar.

Ngjarja paraprake

Pandemia ka ndryshuar shumë gjëra, edhe kohën se kur bëjmë dush

Ngjarja e ardhëshme

Orari i shortit të Ligës së Kampionëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian