Kina lejon kthimin në SHBA pas tre vitesh, të dy shtetasve amerikanë

Autoritetet kineze lejuan rikthimin në atdhe të dy shtetasve amerikanë, motër e vëlla, të cilëve prej vitit 2018 u ishte ndaluar të largoheshin nga Kina. Lajmi u njoftua nga një zyrtar amerikan. Lirimi i tyre vjen menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara i dhanë fund një çështjeje ligjore kundër drejtuesit së lartë të kompanisë kineze Huawei.

Cynthia dhe Victor Liu qëndruan në Kinë për tre vite, nën një udhër ndalimi për t’u larguar nga ky vend, pavarësisht se nuk përballeshin me akuza penale. Babai i tyre, Liu Changming, një ish-zyrtar i një banke dhe një person në arrati, kërkohet nga autoritetet kineze që e akuzojnë atë për mashtrim.

Lejimi i dy shtetasve amerikanëve të lënë Kinën pasoi një marrëveshje me prokurët amerikanë që i dha mundësi zyrtares kryesore financiare të kompanisë Huawei Meng Wanzhou të lirohet nga autoritetet kanadeze e të rikthehet në Kinë.

Brenda disa orësh nga njoftimi i marrëveshjes, dy shtetas kanadezë, të cilët u arrestuan menjëherë pas ndalimit të zonjës Meng, u liruan nga autoritetet kineze u dërguan sërish në Kanada.

Pekini i ka mohuar akuzat se arrestimi i shtetasve kanadeze lidhej me arrestimin e zonjës Meng.

Të hënën Shtëpia e Bardhë tha se lirimi i shtetasve kanadezëve nuk ishte një shkëmbim të burgosurish, por rastet e tyre ishin përmendur gjatë një telefonatë mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij kinez Xi Jinping më 9 shtator. Departamenti i Drejtësisë tha se kishte vepruar në mënyrë të pavarur për të marrë një vendim në rastin e zonjës Meng.

“Ne e mirëpresim kthimin e Cynthia dhe Victor Liu në Shtetet e Bashkuara”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se stafi konsullor amerikan në Shanghai kishte ndihmuar në lehtësimin e daljes së tyre nga Kina.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në emër të të gjithë qytetarëve amerikanë që ndodhen në Republikën Popullore të Kinës e që i janë nënshtruar paraburgimit arbitrar dhe ndalimeve të detyrueshme për t’u larguar nga ky vend”.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi amerikanët e saporikthyer nga Kina.

Nëna e Cynthia dhe Victor Liu, Sandra Han, vazhdon të mbahet e ndaluar në Kinë, dhe ndaj saj rëndojnë akuza penale.

Image

Kina lejon kthimin në SHBA pas tre vitesh, të dy shtetasve amerikanë

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

ВИДЕО | Фон дер Лајен: Постигнавте извонреден напредок, сега ЕУ треба да испорача

Ngjarja e ardhëshme

Vetëqëllohet me armë Aldi Rama, autori i dyshuar i vrasjes së oficerit të policisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian