kina kufizon eksportet e komponenteve per prodhim cipash ne shba 674ef544c59b2

Kina kufizon eksportet e komponentëve për prodhim çipash në SHBA

December 3, 2024
1 minut lexim

Pekini ka thënë të martën se do të kufizojë eksportimin e disa pjesëve në Shtetet e Bashkuara, që shërbejnë për prodhim të gjysmëpërçuesve, pasi Uashingtoni i ka bërë të ditura disa kufizime që shënjestrojnë aftësinë e Kinës për të prodhuar çipa të avancuar.

Në mesin e materialeve të ndaluara për eksport janë metalet si galiumi, antimoni dhe germaniumi, ka bërë të ditur Ministria kineze e Tregtisë, duke cituar shqetësimet për “siguri kombëtare”.

Edhe eksportet e grafitit – një tjetër lëndë e rëndësishme – është thënë se do të kontrollohen rreptë se kë do ta kenë pranues përfundimtar.

“Çdo organizatë, individ, apo shtet që shkel rregulloret relevante, do të mbahet përgjegjës, në përputhje me ligjin”, është thënë në deklaratën e ministrisë.

Të hënën, Uashingtoni ua ka kufizuar shitjet 140 kompanive kineze, përfshirë kompanive për prodhim çipash, Piotech dhe SiCarrier, pa marrë leje të posaçme paraprake.

Me vendime të tilla, Uashingtoni rrit përpjekjet që të kufizojë aftësitë e Kinës për prodhim çipash që mund të përdoren në sisteme të avancuara të armëve dhe për inteligjencë artificiale.

Në kufizimet e reja amerikane përfshihen edhe kontrollet për pajisje tjera teknologjike, dhe për pajisje softuerike për zhvillim apo prodhim të gjysmëpërçuesve.

Pekini është zotuar për mbrojtje të interesave të veta, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “abuzon me masat për kontroll mbi eksportet”, dhe që kështu dëmtohen “shkëmbimet normale ekonomike dhe tregtare”./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

slot godet 674ef1c03993b
Story i mëparshëm

Slot “godet”

perfundon asfaltimi i rrugeve adem jashari dhe zija shemsiu ne gjilan 674ef5f8838ec
Story i radhës

Përfundon asfaltimi i rrugëve “Adem Jashari” dhe “Zija Shemsiu” në Gjilan

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë