Kina kritikon ndalimin e aplikacioneve celulare nga India

Kina sot ka kritikuar hapin e Indisë për të ndaluar 43 aplikacione tjera për celularë, përfshirë ato me prejardhje kineze, duke argumentuar se New Delhi ka “shkelur parimet e tregut”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndalimi është shkelje e parimeve të tregut dhe rregullave të OBT-së (Organizatës Botërore të Tregtisë). India duhet ta korrigjojë menjëherë këtë praktikë diskriminuese”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lijian Zhao në një konferencë për media në Pekin, sipas të përditshmes kineze “Global Times”.

India të martën ndaloi 43 aplikacione celulare për gjoja përfshirje në aktivitete të cilat “cenojnë sovranitetin dhe integritetin e Indisë”.

“Ky veprim u ndërmor bazuar në inputet në lidhje me këto aplikacione për përfshirje në aktivitete që dëmtojnë sovranitetin dhe integritetin e Indisë, mbrojtjen e Indisë, sigurinë e shtetit dhe rendin publik”, tha Ministria e Elektronikës dhe Teknologjisë së Informacionit të Indisë.

Më herët, ambasada e Kinës në kryeqytetin indian New Delhi tha se Pekini kundërshton palën indiane për “përdorimin e përsëritur të “sigurisë kombëtare” si një justifikim për të ndaluar disa aplikacione mobile me sfond kinez”.

“Shpresojmë se pala indiane mund të sigurojë një mjedis biznesi të drejtë, të paanshëm dhe jo-diskriminues për të gjithë aktorët e tregut nga vende të ndryshme, përfshirë Kinën dhe të korrigjojë praktikat diskriminuese duke shkelur rregullat e OBT-së”, tha zëdhënësi i ambasadës.

Në qershor, India bllokoi dhjetëra aplikacione celulare, përfshirë ato me sfond kinez.

Ky hap erdhi mes tensioneve të vazhdueshme Indi-Kinë përgjatë kufirit, e njohur si Linja e Kontrollit Aktual (LAC), në zonën Ladakh të rajonit të diskutueshëm Jammu dhe Kashmir.



. .

Ngjarja paraprake

Izolohet Bullgaria, mbyll shkollat dhe restorantet deri në fund të dhjetorit

Ngjarja e ardhëshme

“Nga karakteri yt më pëlqen gjoksi!”- Habit konkurrenti i “Përputhen”, ja çfarë ndodhi gjatë takimit të Arjonit me Anën

të fundit nga